
Ata e këshilluan që ajo të mos mërzitet dhe filluan ta ngacmonin me shaka për ta bërë të ndjehej mirë. Shpeshherë Genta ka luajtur duke u ngacmuar me Metin. Tashmë janë djemtë e tjerë që i ngacmojnë të dy. Ermali i thotë Metit që të puthë Gentën sepse ajo ka qarë për të.
Duket se shakatë e konkurentëve të tjerë e bëjnë Gentën që me të vërtetë të ndjehet më mirë. Ajo fillon që të argëtohet bashkë me ata. Liam i propozon asaj që ndërkohë që pastrojnë shtëpinë, të luajnë me bishtat e leckave që përdoren për të larë. Kështu të dy luajnë pak çaste duke i përdorur ato si arme e kështu bëjnë “paradë ushtarake”. Meti i afrohet Gentës dhe e puth, ndërsa të tjerët i ngacmojnë me shaka.
Më pas Ermali e merr në krah Gentjanën dhe ecën nëpër shtëpi bashkë me të. Pas tij edhe Elvisi merr ne krahë Gentën dhe i bën shëtitje nëpër shtëpi.
Kështu Gentjana tashmë e ka kaluar mërzitjen e saj dhe po argëtohet bashkë me banorët e tjerë. Për këtë kanë kontributin e tyre djemtë e shtëpisë, të cilët u munduan që ajo të ndjehej mirë. Genta tashmë këndon bashkë me Arjolën, ndërkohë që pastrojnë shtëpinë.
0 comments:
Post a Comment