
Elvisi, Arjola dhe Emirjeta shkojnë në dhomën e gjumit ku dritat janë të fikura dhe fillojnë të flasin për banorët e tjerë. Një pjesë tjetër ndodhen ende në oborr dhe bisedojnë aty. Fillimisht ata bisedojnë për Anilën. Emirjeta thotë se Anila i shmanget bisedave që mund të krijojnë debat “të del nga situata direkt, tat-tak” thotë Emirjeta.
Më tej Emirjeta i thotë Arjolës se edhe ajo i jep gjithnjë të drejtë vetes. Arjola e pranon një gjë të tillë.
Më pas ata fillonë të flasin për Albulenën. Elvisi thotë se ajo është një vajzë shumë zemërmirë, por duket se është e vuajtur. Arjola i thotë se ajo nuk është plotësisht dakort me Elvisin dhe thotë se Albulena vërtetë është e bukur e zëmërmirë, por nuk i duket e vuajtur. Elvisi më pas shton “gjithmonë njerëzit e bukur dhe zemërmirë vuajnë në jetë”. Emirjeta thotë se të gjithë njerëzit e mirë, janë të vuajtur në jetë.
Më pas Elvisi fillon që tu tregojë vajzave për jetën e tij. Ai tregon historinë se si i ati i ka dhuruar një makinë luksoze për ditëlindjen e tij të 17. Vajzat e pyesin dhe ai fillon të tregojë për daljet me shoqërinë dhe babanë e tij. Ai thotë se i ati është njeri shumë xhentil dhe se do t’i pëlqente që vajzat e shtëpisë të takonin babanë e tij. Elvisi shprehet se ka një dashuri shumë të badhe për të atin.
0 comments:
Post a Comment