Thursday, February 23, 2012

Incidenti gjatë lojës, Albulena e dëmtuar


Konkurentët e shtëpisë së Big Brother argëtohen duke luajtur të gjithë. ata ndërrojnë disa lojra njëra pas tjetrës, por jo gjithçka shkon si duhet. Në një moment të caktuar djemtë vendosin që të luajnë një lojë me top dhe rrasa guri në të cilën pjesëmarrja është më masive se në lojrat e tjera. Kështu ata argëtohen për disa minuta me radhë, por papritur ndodh një incident në lojë dhe Albulena del e dëmtuar.

Albulena është vajza e vetme që bashkohet me djemtë në lojën me topin që vetë konkurentët kanë krijuar. Loja është shumë energjike dhe ata duhet të lëvizin me shpejtësi. Dikush duhet të godasë konkurentët e tjerë të tjerët duhet të vendosin në radhë rrasat e gurit. Kështu Ermali gjatë lojës godet Albulenën për ta “djegur” dhe topi i bie vajzës në fytyrë. Ajo nuk ndjehet mirë dhe banorët shqetësohen për të.

Pranë vijnë edhe vajzat e tjera, ndërkohë që Albulena shtrihet përtokë. Konkurentët janë të shqetësuar për gjendjen e saj dhe fillojnë t’i japin ndihmë. Ndërsa vajza qëndron shtrirë, të tjerët mundohen ta qetësojnë duke i dhënë ujë e duke i lagur fytyrën.

Banorët e shqetësuar e pyesin vajzën nëse ka ngrënë bukë sepse topi është thjesht një mbështjellë plasmasi me ngjitës dhe nuk ka peshë të madhe. Më pas Albulena qetësohet dhe çohet për t’u bashkuar përsëri me banorët e tjerë.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles