Tuesday, February 21, 2012

Vazhdon prova për Metin, Elvizin dhe Ermalin, kundrejt Gentës

Banorët qëndrojnë për disa minuta në dhomën e gjumit dhe më pas Ermali u kërkon që të mblidhen të gjithë në sallon, për t’u bërë një njoftim. Ai u jep nga një zarf edhe Elvisit dhe Metit dhe të tre djemtë lexojnë përpara konkurentëve detyrën e radhës që duhet të kryejnë kundrejt Gentjanës.

Siç dihet tashmë, Genta, Konkurentja e parë e Big Brother 5, ka në dorë fatin e tre djemvë për qëndrimin e tyre të mëtejshëm në shtëpi. Kështu edhe për sonte nis prova e radhës për secilin prej tyre. Këtë herë, ashtu si dhe një natë më parë, Genta do të mësojë përsëri notin, modelingun dhe do të përfitojë edhe masazhe, por djemtë kanë ndryshuar detyrat e tyre.

Konkretisht prova do të fillojë me Metin i cili këtë herë do t’i mësojë Gentjanës se si të sfilojë në një pasarelë mode. Pas tij do të vazhdojë Ermali i cili do të përpiqet që t’i mësojë Gentës Notin dhe provën e mbyll Elvisi i cili do t’i bëjë masazhe në ballkonin pranë pishinës.
Prova fillon dhe mbaron me rënien e gongut dhe Vëllai i Madh ka përgatitur çdo që mund të kenë nevojë djemtë në përmbushjen e detyrës së tyre. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles