Tuesday, February 21, 2012

Zgjuar deri në mëngjes; Thashetheme për Gentianën

Banorët grumbullohen në sallon dhe fillojnë të luajnë me njëri-tjetrin dhe më vonë, të tregojnë barsaleta dhe gjëegjeza, duke krijuar kështu momente gazmore në shtëpi.
Më pas ata fillojnë të hedhin ide për lojërat që mund të bëjnë ditën e nesërme.
Disa prej banorëve shkojnë të flenë në dhomën e gjumit, ndërsa pjesa më e madhe qëndrojnë ende zgjuar.
Në sallon banorët diskutojnë për dialektin në krahinën e Kosovës dhe ndryshimin me Shqipërinë. Ngatërrimi i shkronjës “ç” me “q” krijon momente gazmore në shtëpinë e Big Brother.
Më pas dalin jashtë për të pirë cigare dhe bëjnë muhabet me njëri-tjetrin. Elvisi i bën komplimente për sytë Albulenës, e cila ndihet mirë dhe e falënderon. Marrin shkas nga disa bauta dhefillojnë të flasin për Gentën. Elvisi thotë se i pëlqen për të pasur një lidhjë të shkurtër me të, por vetëm si aventurë. Pastaj thotë me shaka se Gentiana kërkon një burrë që nuk ka pasur shumë histori dashurie, por le të ketë qenë i martuar dhe me fëmijë (fëmijën t’ia mbajë e ëma e vet) dhe ka frikë se nuk i plotëson kriteret e Gentianës. Ai tallet, duke thënë se Genta nuk dinte të ecte fare me taka, por e kapi shumë shpejt situatën. Albulena dhe Anila qeshin.
Pas thashethemesh dhe të qeshurash deri në mëngjes, banorët shkojnë për të fjetur gjumë.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles