Home » » Liami tregon për veten, jetën dhe të dashurën
Liami tregon për veten, jetën dhe të dashurën
Liami dhe Anila janë ulur afër njëri-tjetrit dhe fillojnë të diskutojnë për shkollën. Anila thotë se është duke studiuar për Agro-biznes dhe Liami i tregon se edhe e dashura e tij studion për këtë degë në Gjermani, por një vend pune me këtë degë do të ishte një mundësi shumë e mirë. Anila e pyet nëse Liami është duke bashkëjetuar dhe ai i tregon se jeton vetëm. “Çdo njeri ka huqet e veta”, shprehet Liami”. Ai thotë se i përputhen mendimet dhe janë shumë të ngjashëm në karakter me të dashurën e tij dhe se marrëdhënia shkon shumë mirë. Ka zgjedhur të jetojë vetëm sepse mendon se e ka më të thjeshtë. Liami thotë se në Gjermani ka më shumë alternativa dhe të ushqehesh jashtë, të kushton më lirë. Ai thotë se punon si asistent sterilizimi dhe se është i kënaqur me punën që bën. Liami thotë se ka pasur dy vjet e gjysmë pa ardhur në Shqipëri dhe nuk ka pasur informacion për Big Brother-in pasi nuk e ka ndjekur, por ka menduar ta provojë si eksperiencë të re. Liami si prioritet të tijin ka profesionin e dixheit, të cilin e ka shumë përzemër dhe mendon se Big Brother-i po i shërben si promocion. Ky fakt ia ka bërë më të lehtë edhe të dashurës për të pranuar dhe Liamit për të marrë vendimin që të futet në shtëpinë e Big Brother. Ai tregon se nuk ka shumë kohë që është lidhur me të dashurën e tij, afërsisht shtatë muaj.
Liami thotë se të gjithë familjarët e kanë mbështetur dhe janë gëzuar që do ta shikonin për gjatë gjithë ditës në televizor, pa ia ndier mungesën.
Liami mendon se ky edicion ka shumë shikueshmëri dhe ata duhet të japin maksimumin për t’i kënaqur teleshikuesit.
0 comments:
Post a Comment