Home » » Anila-Gracianos: “Je më i rëndësishmi për mua në shtëpi, mos ndrysho!”
Anila-Gracianos: “Je më i rëndësishmi për mua në shtëpi, mos ndrysho!”
Pasi mbaron prova javore, banorët ndahen në grupe dhe fillojnë të bisedojnë. Flori dhe Anila shkojnë afër pishinës dhe flasin me njëri-tjetrin. Flori i tregon për diçka që ka trilluar në lidhje me Gentën, për të parë reagimin e banorëve. Pasi dëgjon bisedën, Anila i thotë Gracianos se ai po i pëlqen shumë dhe se bën mirë të mos ndryshojë. Më pas ajo kujton një veprim të Gracianos lidhur me Françeskën dhe e komplimenton atë, duke thënë: “E ke kap shumë mirë dhe bërë mirë që shkove kape Francin se shiko se ku përfundoi”, shprehet Anila. Graciano shprehet se është ulje për një mashkull që t’i shkojë nga mbrapa një femre dhe këtë është munduar që t’ia shprehë. Anila e mendon Gracianon si personin më të afërt brenda shtëpisë.
Graciano i konsdideron si kavje pjesën më të madhe të banorëve dhe thotë se nuk e kupton se për çfarë arsyeje kanë dashur që të hyjnë në Big Brother. Ata flasin për Françeskën dhe thonë se kanë vënë re që nuk është e qartë dhe as e përqëndruar në atë që thotë. Graciano vlerëson sinqeritetin e Anilës dhe ia vë në dukje asaj.
Graciano i bën një vërejtje Anilës, duke i thënë se bie shpesh viktimë e të tjerëve, mjafton vetëm një përqafim ose një fjalë e mirë dhe ajo “zbutet”. “Mos e hap kaq shpejt zemrën”, e këshillon ai. Anila shprehet se është tip që edhe inatin e mban për një kohë të gjatë.
Ndërkohë që pjesa tjetër e banorëve janë në dhomën e ndenjes dhe diskutojnë biseda të përgjithshme.