
Edgari dhe Ermali diskutojnë në kuzhinë me njëri-tjetrin për papastërinë dhe punët e pabëra në shtëpi. Edgari është shumë i nervozuar me Elvisin, i cili nuk pastron as enët me të cilat ushqehet vetë, sipas Edgarit. Ermali ia mbështet mendimin.
Në dush është duke u larë Erioni dhe Klaudia, të cilët rrinë afër njëri-tjetrin dhe Graciano dhe Lorena, të cilët lahen në të njëjtin dush. Pak më vonë atje shkon Liami, i cili është duke pritur radhën për të bërë dush dhe u thotë: “Ej, plasi dashnia në dush ë?”. Banorët qeshin me fjalët e tij.
Ermali, Edgari dhe Vlashi dalin në kopsht dhe fillojnë të flasin për gjuhën shqipe dhe morfologjinë e saj. Më pas diskutojnë për kulturën e popullit tonë dhe ndikimin e saj nga vendet e tjera.
0 comments:
Post a Comment