Sunday, March 4, 2012

Ermira: “Edgar je shumë dinak”

Banorët brenda shtëpisë, vazhdojnë të bisedojnë për gjuhësinë dhe letërsinë. Tashmë në bisedë kryeson Ermira dhe Ermali.

Në dhomën e gjumit gjendet Liami dhe Arbëri. Liami është duke palosur dhe sistemuar rrobat e veta. Ndërsa Arbëri kërkon që të ketë një dollap për rrobat e tij, Liami e lejon që t’i vendosë në të njëjtin dollap që ka rrobat e veta. “Faleminderit shumë, e vlerësoj shumë”, i thotë Arbëri.

Banorët grumbullohen në dhomën e ndenjes dhe fillojnë të bisedojnë për mënyrën se si do t’i ndajnë punët e shtëpisë dhe se kur do të fillojnë që të pastrojnë. Ndërsa banorët bisedojnë dhe mendojnë që të pastrojnë gjatë natës, Edgari u propozon banorëve të rinj që të jenë ata, të cilët të pastrojnë shtëpinë. “Unë kështu i testij të rinjtë”, shprehet Edgari, ndërsa Ermira, e cila është duke e dëgjuar me vëmendje, ia kthën: “Ti Edgar je shumë dinak”. Biseda midis banorëve vazhdon edhe për disa minuta të tjera.

Ata diskutojnë se çfarë të bëjnë për darkë dhe Ermali propozon që të gatuajnë fasule, por Elvisi nuk është dakord.

Më pas banorët shkojnë te tavolina për të drekuar, duke biseduar me njëri-tjetrin.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles