Thursday, March 8, 2012

Banorët lënë provën, më në fund në gjumë

Prova e javës vazhdon për një kohë të gjatë ku banorët që janë ende në lojë dhe kërkojnë medoemos që të fitojnë provën. Klaudja duke qënë se nuk arriti që të bindte Erionin që të linte provën, vendos që të qëndrojë pranë tij duke bërë roje. Ajo merr një jorgan në dhomën e ndenjes dhe shtrihet pranë kutisë së Erionit dhe vëzhgon sjelljen e tij dhe të Françeskës duke i ngacmuar me ironi herë pas here.

Në lojë kanë mbetur Ermali, Françeska, Erjoni, Meti, Arbëri dhe Lorena. Pas një kohe të gjatë qëndrimi brenda kutive të kartonit, banorët bëjnë edhe një luftë nervash. Ata ngacmojnë njëri-tjetrin që të lënë lojën, por të gjithë janë të vendosur që të vazhdojnë deri në fund.
Pasi plotësojnë edhe tri orë të tjera ata më në fund shkojnë që të flenë. Njëri pas tjetrit ata lënë kututinë e provës dhe shkojnë të flenë në shtretërit e tyre.
Pjesa tjetër e banorëve kanë shkuar të flenë më herët. Tashmë të gjithë shkojnë të flenë pas një lodhje të gjatë gjatë provës. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles