
Pak nga pak, banorët fillojnë të zgjohen një e nga një, duke qenë se në shtëpi janë ndezur dritat e Vëllai i Madh iu ka vënë muzikë në sfond.
Liam, Ermali, Arbri e Ermira zgjohen dhe bisedojnë për provën e javës. Liam teksa shikon Ermalin, i thotë: “Paske dalë nga kutia më në fund”.Arbri kërkon të dijë se cili nga banorët ka qëndruar i fundit në lojë Metit e Lorenës dhe Ermira ndërhyn se ata kanë ndenjur për shumë orë brenda kutive. Arbri shprehet se e sheh të vështirë realizimin e provës, e Liam shton se i ka bërë llogaritë me mendje se sa kohë duhet të rrijë secili dhe duke qenë se i janë dukur shumë, ka vendosur të dalë nga kutia e t’a lënë provën.
Liam afrohet pranë Edit dhe kërkon t’a zgjojë duke i hedhur një spray, e më pas i bën masazh, pasi Edi ankohet se ka dhimbje kurrizi. Doloreza kërcen mbi krevatet e banorëve për t’i zgjuar, e Anila po ashtu. Klaudja dhe Erioni qëndrojnë të përqafuar teksa zgjohen ngadalë, e Klaudja më pas i thotë Ermalit se ishte e tepërt të qëndronin aq shumë orë brenda në kuti që natën e parë, duke qenë se kaën dhe tre ditë të tjera kohë. Ermali shprehet se mund të ketë ndenjur shtatë ose tetë orë në kuti, pa dalë asnjëherë, e tani ndjen dhimbje gjunjësh. Klaudja shprehet se Erionit dotë bëjë dhe orët e saj të provës e do t’i duhet të qëndrojnë 10 orë i mbyllur në kuti.
0 comments:
Post a Comment