Saturday, March 3, 2012

Banorët në një mendje: “Ermali po përdor strategji”


Të gjithë banorët janë përfshirë në debat dhe japin mendimet e tyre lidhur me lidhjen që po krijohet në shtëpi midis Ermalit dhe Françeskës.

Edgari thotë se publiku eshte shumë kritik dhe i shikon të gjitha detajet dhe se këtë gje nuk duhet ta harrojnë. Graciano shprehet se të gjithë do ta kuptojnë arsyen pse ata fjetën që ditën e parë dhe sipas tij ata janë duke bërë lojë dhe kjo gjë është e padiskutueshme. Erioni thotë se ata po krikikohen nga publiku dhe se publiku i dëgjon edhe se çfarë thonë e bëjnë ata duke fjetur. Liami mendon se edhe vetë Françeska po e kupton dhe po ndihet keq për prindërit e vet, por është Ermali ai që e përdor. Elvisi shprehet se nëse kjo do të ishte një lojë, ata nuk do ta zbulonin kaq shpejt por midis tyre po fshihet diçka tjetër. Anila mendon se Franceska e ka pëlqyer dhe nuk është strategji nga ana e saj, por është strategji nga ana e Ermalit.
Graciano i drejtohet Françeskës, duke i thënë: “Ti s’mund ta dashuroje nga televizori Ermalin. E ke bërë për efekt loje”. Edagri mendon se Françeska duhet që të kishte kundërshtuar banorët, ndërsa po i kundërviheshin.

Më pas Edgari del jashtë dhe diskuton me Florianin lidhur me situatën në fjalë. Ai i thotë Florianit se duhet të jetë i sigurt që Ermali është duke thurrur strategji. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles