Disa nga banorët, pas debatit dhe opinioneve të cilat i kanë shprehur edhe hapur në debat, shkojnë në dhomën e gjumit për të fjetur.Disa nga banorët vazhdojnë të jenë ende zgjuar dhe fillojnë të flasin, duke hapur tema nga më të ndryshmet dhe duke treguar histori personale.
Liami dhe Françeska fillojnë të flasin në dhomën e gjumit dhe kërkojnë që të sqarohen me njëri-tjetrin. Françeska thotë se e njeh shumë mirë Liamin dhe nuk ndihet asnjëherë keq nga fjalët e tij. Më pas ajo shprehet për banorët e tjerë: “Do t’i kafshoj të gjithë”. “Edhe mua?”, pyet Ermali dhe qesh. “Ty dhe Ermalin do t’ju lë për në fund”, shprehet Françeska. “Do t’ju kafshoj unë ju të dyve”, thotë Liami duke qeshur.
Më pas banorët shtrihen për të fjetur gjumë dhe Ermali dhe Françeska shtrihen sërish më njëri-tjetrin duke u përqafuar e duke pëshpëritur më njëri-tjetrin me zë të ulët.
Më vonë, të gjithë banorët shtrihen për të fjetur gjumë.
0 comments:
Post a Comment