
Banorët zgjohen shumë energjikë mëngjesin e sotëm, duke bërë shaka dhe duke qeshur me njëri-tjetrin .
Edhe pse janë ndëzur dritat ka shumë kohë dhe është vendosur muzika në sfond nga Vëllai i Madh, disa prej banorëve vazhdojnë të qëndrojnë shtrirë dhe disa të tjerë të flenë ende.
Disa nga banorët dalin në kopsht dhe fillojnë të tregojnë histori e të qeshin me njëri-tjetrin, duke krijuar momente gazmore brenda shtëpisë së Big Brother.
Disa nga banorët shkojnë në banjë, duke u marrë me punët personale për t’u bërë gati për spektaklin e natës së sotme. Ermali ia pret flokët Erionit. Ndërsa vajzat diskutojnë për modelin që do t’u bëjnë flokëve dhe veshjet të cilat do të veshin për natën e sotme.
Banorët që vazhdojnë të qëndrojnë ende ne dhomën e gjumit, hedhin batuta e qeshin me njëri-tjetrin, duke qëndruar ende të shtrirë nëpër krevate.
0 comments:
Post a Comment