
Liam thotë se ajo nuk është e sigurt nëse Erioni do të mund t’i bënte dhe orët e saj pasi ajo është futur e vetme në lojë pa ndihmën e Erionit. Klaudja thotë se Liam ka thënë gjatë gjithë kohën që prova nuk do të ishte e arritshme e Liam thotë se loja ka qenë me mungesën e katër personave. Klaudja thotë se banorët nuk e kanë marrë me seriozitet lojën, ndërsa ajo po, pasi është futur një herë në kuti. Liam thotë se nëse Klaudja do të ishte klaustrofobike nuk do të kishte mundur as t’i afrohej kutisë, por
Ajo përgjigjet se nuk ishte në dijeni për këtë fobi të sajën, ndërsa Liami e ka akuzuar se ka aktruar.
Klaudja shton se kjo është një nga intrigat e Liamit duke e ka kthyer fobinë e saj në aktrim. Liami thotë se kjo është përshtypja që ka marrë, e shton se Klaudja është një nga më të zgjuarat që ka hequr dorë nga loja pasi ka qarë. Klaudja thotë se Liami nuk e ka parë reagimin e saj sapo është futur në kuti e thotë me plot gojën se loja është sabotuar. Françeska del në mbrojtje të Klaudjës duke i thënë Liamit se e ka parë atë teksa i merrej fryma.
Klaudja thotë se Liami nuk po vepron aspak mirë që po luan me fobitë e saj,e sëfundi shprehet se i vjen mirë që Liami e mendon të zgjuar. Më pas, Klaudja komenton me Erionin, debatin që pati me Liamin. Ajo tregon se Liami në strategjitë e tij ka përfshirë fobitë e saj dhe faktin se përse Erioni do të bënte dhe orët e saj të provës.
0 comments:
Post a Comment