Lorena: Pyeteni Ermalin për mua, kur të dalë nga loja.

Lorina: Nuk dua të flas për këtë histori
Kjo histori intriguese e krijuar nga “Mister Albania 2010” brenda BB-së nuk dihet se ç’drejtim do të marrë në ditët në vazhdim. Para disa javësh, gazeta “Panorama” arriti të gjejë një foto të Ermalit me vajzën e quajtur Lorina, që u fol se ishte pikërisht ajo për të cilin Ermali pohoi brenda në lojë se ishte e dashura që e priste jashtë. Ishte pikërisht xhelozia e shprehur hapur nga Françeska për të dashurën e tij aktuale jashtë shtëpisë, e nxitur nga pohimet e Ermalit. Ai ia forcoi edhe më shumë ndjenjën e xhelozisë, duke i pohuar se “e dashura e tij jashtë shtëpisë është e gjatë sa ai”. Edhe pse vajza me profesion farmaciste nuk ka pranuar të flasë për këtë histori, miq të afërt të tyre kanë pohuar se Ermali e kishte fjalën për Lorinën, kur fliste për të dashurën e tij jashtë. E pyetur nga gazeta “Panorama” në lidhje me këtë çështje, ajo ka pohuar se nuk prononcohem për këtë histori, dhe pyetjen mund t’ia bëni Ermalit, e ta merrni prej tij përgjigjen kur të dalë nga shtëpia”. Lorina, e cila është fotografuar me Ermalin dhe shoqërinë e tij në ambientet e “Living Room”, ku Ermali punonte si menaxher, nuk ka pranuar të japë asnjë detaj tjetër në lidhje me këtë histori.

Motra e Ermalit: “Nuk jemi në dijeni të ndonjë lidhjeje të Ermalit jashtë shtëpisë”
Një javë nëna e Ermalit, Tefta Merdani, foli në intervistën e saj të parë për gazetën “Panorama” në lidhje me Ermalin, intimitetin e tij me Françeskën dhe lojën e tij brenda BB5. Ajo pohoi se nuk ishte në dijeni të ndonjë lidhjeje serioze që Ermali kishte jashtë shtëpisë së BB, me ndonjë vajzë. Ndërsa ne kemi pyetur motrën e tij më të vogël, Tea, për faktin se mund të dijë më shumë rreth sekreteve të vëllait të saj. Ajo ka pohuar “Im vëlla është tip i tërhequr dhe nuk flet për historitë e tij, aq me tepër me mua që jam shumë vite më e vogël, dhe për këtë arsye nuk mund të konsiderohemi shokë, që mund t’i rrëfejmë sekretet njëri-tjetrit”. Ajo pohoi se “gjithsesi nuk jam në dijeni të ndonjë lidhjeje serioze të tij jashtë shtëpisë”. “Madje”, tha ajo dhe të shtunave të spektaklit në studio jemi të pranishëm ne familjarët e mikeshat e mia, kurse shoqet e tij erdhën vetëm të shtunën e parë, dhe nuk erdhën më në spektakël”.

Françeska: Unë dhe Ermali, tipa të njëjtë
Ndërkohë që në lidhjen e tij të krijuar brenda shtëpisë së vëzhguar me Françeskën duket se kjo e fundit është më e afeksionuara për momentin, por ndërkohë edhe ajo që po luan. Në një moment ndërsa ka qëndruar me Ermalin buzë pishinës, duke i treguar atij një ëndërr që ka parë me motrën e saj, ajo i pohon Ermalit se në ëndërr i ka thënë motrës se me Ermalin vetëm “respektohen”, e nuk janë të lidhur. Gjithashtu në lidhje me opinionin e familjes të komentuar aq shumë nga banorët, e sidomos nga Liami, ajo ka pohuar se nuk e shqetëson ky fakt, pasi babai i saj e ka ditur që ka pasur një lidhje që në moshën 15-vjeçare. Por po ashtu nuk e fsheh që e sheh veten çift me misterin, pasi i bën një pyetje Gentës nëse ajo shkon ose jo me Ermalin, shton se ata të dy janë tipa të njëjtë.

0 comments:
Post a Comment