
Më pas, Meti tenton të puthë Lorin në buzë dhe e ndjek nga pas. Vlashi i thotë Gracianos se Meti ka puthur Lorin e ai i përgjigjet se nëse ka ndodhur, ai s’ka çfarë të bëjë, dhe e pyet Lorin nëse e ka puthur Metin. Ajo i përgjigjet: “Jo, ai më puthi mua”. Graciano pas kësaj, thotë: “E rëndësishme është që të ketë harmoni në shtëpi”. Lori shprehet se është çuditur nga qetësia e Gracianos e ky i fundit përgjigjet se nuk ka çfarë të bëjë nëse ajo puthje ka ndodhur. Lori shprehet se në bazë të përgjigjes që ka dhënë Graciano, kuptohet që atij nuk i intereson aspak ajo. Graciano thotë që Lorit nuk duhet t’i vijë keq nëse ai bën të njëjtën gjë. Ai shton se nuk i intereson çfarë bëjnë të tjerët karshi saj, por reagimi i saj. Graciano përfundon këtë temë duke i kërkuar Lorit që ta mbyllin këtë temë, e i thotë të jetë më e kuptueshme, pasi ai është gjithmonë i tillë me të.
Pasi largohet Graciano, Meti i kërkon falje Lorit për keqkuptimin që i shkaktoi dhe i thotë se e ka bërë për shaka veprimin e tij, e jo për t’i bërë ata të dy të grinden. Lori i përgjigjet se nuk ishte problemi tek Meti, e ai nuk ka përse të shqetësohet, por Graciano u mërzit nga reagimi i saj dhe toni me të cilin i foli.
0 comments:
Post a Comment