Spektakli i natës së sotme hapet me një klip të Edgarit, ku të gjithë kanë mundësinë për të parë se atij i është komunikuar nga Vëllai i Madh, ditën e enjte, se duhet të dilte nga shtëpia e BB për të qenë pranë bashkëshortes së tij, e cila pati një komplikacion me shëndetin. Gjithçka ishte e papritur. Produksioni ka çuar menjëherë Edin në spital dhe ai është shoqëruar në çdo moment, derisa u rikthye në shtëpinë e BB. Siç tregohet dhe në klip, Edi ka arritur në kohë në spital dhe i është gjendur pranë gruas së tij, e për fat të mirë, gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për Albanën dhe për Edin, gjithashtu.Sonte, gjithashtu do të flitet për një ngjarje tjetër të rëndësishme e do të merret një vendim për Klaudjën. Ky vendim lidhet drejtpërdrejt me qëndrimin e saj në shtëpinë e BB.
0 comments:
Post a Comment