
Edi shkon në dhomat e banorëve për të ndërrruar bateritë e mikrofonave e për t’i zgjuar njëkohësisht. Françeska dhe Ermali zgjohen nga gjumi, por vazhdojnë të qëndrojnë shtrirë, duke u përkëdhelur e Ermali e ngacmon teksa ajo kërkon te flerë akoma. Françeska nervozohet dhe i kërkon Ermalit të largohet pasi i vjen gjumë dhe i thotë se po ia bën me qëllim që t’a zgjojë.
Liam zgjohet dhe sëbashku me Edin mendojnë se si mund t’i zgjojnë banorët. Liam merr dy lugë druri e një tigan, dhe bën zhurmë me to në dhomën e gjumit, por Françeska i thotë të largohet e t’i lërë të flenë gjumë duke shtuar : “Sa fëmijë je”.
Klaudja po ashtu reagon keq ndaj zhurmave të Liamit, duke i kërkuar të pushojë, por detyrohet të zgjohet nga gjumi e inatosur. Liam shkon përsëri tek Klaudja dhe i lëviz këmbët sipas ritmit të muzikës. Erioni, po ashtu, afrohet tek Klaudja dhe fillon të kërcejë përpara krevatit të saj.