Thursday, March 8, 2012

Ermali: “Dua ta fitoj provën”;-Françeska bën rezistencë

Banorët vazhdojnë provën, ndërkohë që shkëmbejnë shaka e batuta të ndryshme midis tyre. Ermali në një moment nxjerr flamurin e bardhë dhe Françeska kujton se ai podorëzohet. Ajo i kërkon Ermalit që të mos e lërë lojën dhe Ermali e siguron duke u thënë se ai nuk do të largohet, por do të qëndrojë më gjatë se gjithë të tjerët.

“dua ta fitoj këtë lojë” thotë Ermali dhe më pas shton se do të qëndrojë poshtë kutisë edhe për 10 orë me radhë. Françeska thotë se edhe ajo dëshiron që ta fitojë provën dhe shton pas Ermalit “po ndenje ti 10 orë, unë do të rri 12”. Kështu edhe Françeska duket e vendosur për t’i shkuar deri në fund provës së javës. Sfidës i bashkohet edhe Erioni i cili i thotë Ermalit se edhe ai do të rezistojë bashkë me të. “Ne të dy do të dalim të fundit prej këtu” i thotë Erioni, Ermalit

Banorët që vazhdojnë provën, ngacmojnë njëri-tjetrin duke bërë shaka dhe kështu shtyjnë edhe kohën duke qëndruar poshtë kutive të kartonit. Bisedat e tyre kryesisht bëhen për qëndrimin sa më gjatë në provë, në mënyrë që të fitojnë buxhetin e plotë javën e ardhshme dhe kështu i japin njëri-tjetrit kurajo.
Një pjesë tjetër e tyre shkojnë në pishinë dhe aty bëjnë biseda të ndryshme e thashetheme për sjelljen e banorëve të tjerë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles