
Klaudja i thotë Françeskës që të letë lojën sepse asaj nuk ka pse t’i interesoj imuniteti që mund të fitojë sepse është në nominim dhe mund të dalë të shtunën.
Françeska i thotë se asaj i intereson ta fitojë këtë lojë sepse është e bindur se nuk do të dalë të shtunën.
Klaudja më pas shkon pranë Erionit dhe i kërkon atij që ta lërë lojën dhe të dalë për të pirë cigare bashkë me të. Erioni i kërkon që të largohet dhe ta lërë të qetë sepse do që t’i shkojë deri në fund provës. Klaudja e ngacmon Erionin dhe i flet me ironi. Më pas Klaudja afrohet te banoprët e tjerë dhe ngacmon edhe ata.
Klaudja rikthehet pranë Erionit dhe e ngacmon përsëri Erionin dhe ai nevrikoset shumë. Klaudja i thotë Erionit se do që të bisedojë me të dhe Erioni i kërkon që të largohet dhe do të sqarohen më vonë kur të përfundojnë provën.
Klaudja në një moment i thotë “qepe gojen dhe më dëgjo”. Erioni nevrikoset nga kjo shprehje dhe i thotë Klaudjas me nerva “më respekto, ashtu siç unë të respektoj edhe ti më respekto”. Klaudja e mërzitur largohet nga kutia ku ndodhet Erioni dhe pret që më pas të sqarohen.
0 comments:
Post a Comment