Friday, March 16, 2012

Fillon faza e shtatë e Provës Javore 3; Shpërblime për grupin fitues

Banorët marrin zarfin me udhëzimet përkatëse për realizimin e fazës së shtatë të provës së kësaj jave. Këtë herë ata do të zhvillojnë një lojë ku fillimisht do të ndahen në dy grupe duke zgjedhur secili nga një gogël e cila përmban brenda 1 që do të thotë grupi 1 dhe 2 që do të thotë grupi 2. pasi të ndahen në grupe banorët do të shkojnë në oborr ku ndodhen pistat e lojës.

Në oborr ndodhen dy pista dhe banorët do të vendosen në vijë të drejtë në pistën përkatëse dhe në fund të pistës ndodhen dy enë, një me lule dhe gjethe dhe një bosh. Banorët kanë për detyrë që të transportojnë lulet nga njëra enë në tjetrën duke pasuar me gojë lulet nga njëri tek tjetri.

Banori që rrëzon lulen në tokë duhet ta marrë atë vetëm me gojë dhe jo duke përdorur duart. Ata duhet që të mbushin enën me 150 copët dhe në fund do të numërohen nëse mungon ndonjë prej tyre apo jo. Grupi që e mbush më parë enën do të shpallet fitues dhe do të marrë një shpërblim nga Vëllai i Madh.

Në tryezë në oborr ndodhen birra dhe pije të tjera të cila i përfiton vetëm grupi fitues i garës. Banorët duhet të kenë kujdes sepse pijet do të konsumohen vetëm nga fituesit dhe është e ndaluar që të tjerët të konsumojnë prej tyre.
Pasi Erioni u komunikon banorëve këto rregulla të gjithë bëhen gati dhe dalin në oborr për të filluar garën.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles