Wednesday, March 21, 2012

Françeska demaskon lojën e Liamit;- Anila debaton me Klaudjan

Françeska, Liami dhe Ermali ndodhen në tavolinën e ngrënies dhe vazhdojnë të diskutojnë për lidhjen e Ermalit dhe Françeskës. Françeska i thotë Liamit se ajo e ka kuptuar shumë mirë lojën e tij, por nuk ka për ta lejuar që ai t’ia arrijë qëllimit. Ndërsa Ermali sqarohet me Liamin françeska kërkon qetësi dhe i thotë Liamit “loja jote ishte kjo që ti më zgjodhe për Ermalin unë të lidhesha me të dhe më pas ai të dilte keq përpara njerëzve”. Liami nuk e mohon atë që thotë Françeska, por thotë vetëm “ç’rëndësi ka kjo”.

Ermali vazhdon edhe pak më gjatë debatin me Liamin duke i thënë se ai po shfrytëzon për lojë disa gjëra të cilat për të tjerët janë shumë serioze. “të kam thënë edhe një herë tjetër, mos luaj me gjëra serioze” thotë Ermali, ndërsa Liami vazhdon që të hajë duke u qëndruar deri në fund mendimeve të tij.

Më pas banorët ulen të gjithë në dhomën e ndenjes dhe pas debateve të gjata fillojnë të diskutojnë për paratë dhe bamirësinë gjatë kësaj kohe lind një tjetër debat që këtë herë ndodh midis Anilës dhe Klaudjas. Klaudja në një moment thotë se do t’i çonte të nominuarit në një ishull dhe pa mbaruar mirë fjalën Anila i thotë “pse shprehesh me kaq urrejtje, Çfarë të ka bërë Anila ty”. Dy vajzat debatojnë për disa minuta ku Anila akuzon Klaudjan se shprehet me ironi ndaj banorëve të tjerë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles