Friday, March 2, 2012

Genta: “Ariola ka mbetur vetëm”; Komente për banorët

Liam e Genta teksa hanë mëngjes në kuzhinë, bisedojnë për tema të ndryshme, derisa vijnë tek komentet për banorët e për lojën në BB. Genta shprehet se po mendon për mbrëmjen e nesërme, ku do të dalë ndonjë thashethem që banorët kanë bërë për të. Liam përgjigjet se dhe po të ndodhë kështu, Genta nuk ka përse të mërzitet e maksimumi që do të bëjë, është të debatojë me banorët gjatë javës. Genta shprehet se nuk ka folur asnjëherë keq për Liamin e ai pohon të njëjtën gjë për Gentën. Liam shton se dhe nëse Genta do të kishte folur për të, nuk do të kishte asgjë të keqe, por thjesht do të preferonte që ajo të fliste me të në rradhë të parë, nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon.

Genta shprehet se Ariola ka mbetur vetëm tani, ndërsa Liam përgjigjet se nuk mendon kështu, pasi Ariola gjen mbështetje tek Ermali. Genta thotë se as Ermali nuk rri më me Ariolën, pasi ka Françeskën, por Liam i mëshon mendimit të tij. Genta shprehet se mbrëmë i ka ardhur për të qeshur gjatë momenteve që Ariola është rrëfyer në sajë të provës së javës, pasi i është dukur sikur i ka trilluar historitë.

Genta e komplimenton Liamin për faktin se duket më i ri nga ç’është në të vërtetë dhe e pyet nga i vjen gjithë energjia që ka. Liam përgjigjet se është njeri i qefit e nuk mban mëri, paçka se mërzitet shpejt. Ai shton se në sajë të komunikimit që ka patur me shumë njerëz, tashmë arrin t’i kuptojë njerëzit lehtë.

Liam thotë se i ka thënë në sy Ermalit se nuk e pëlqen e Genta shton se ai dhe Ermali do mbajnë kampion për nominime. 

Social Profiles