
Ata flasin për provën e javës, ku sot do të flasin për jetët e tyre: Graciano, Liam, Albulena dhe Françeska. Menjëherë fillojnë komentet për Françeskën, dukë imituar mënyrën e të folurit e duke e thirrur me nofkën “puçi”, duke u nisur nga përkëdheljet e saj me Ermalin.
Klaudja shprehet se nuk do t’a harrojë momentin kur Liam e Ermali kanë qenë duke debatuar, e Françeska i ka dalë Ermalit përpara duke i thënë: “Të lutem shpirt, mos reago” , a thua se kishin disa vite bashkë, ndërsa Ermali e ka shpërfillur.
Liam shprehet se përsa kohë të jetë në BB, do t’a vërë në lojë Françeskën, e Klaudja shprehet se nuk e duron dot kur Françeska bën si shumë e dashuruar pas Ermalit.
Së fundi, Graciano shprehet me shaka për Liam, teksa e sheh duke kërcyer, se ai po përjeton adoleshencë të vonë, e Klaudja e mbështet duke pohuar të njëjtën gjë.