
Lena e vazhdon rrëfimin e saj me sëmundjen e vëllait. Kur ai ishte fëmijë vuante nga një sëmundje që mjekët nuk ia përcaktonin dot. Ndodhte vetëm kur ajo e prekte të vëllanë që ai të sëmurej dhe të humbiste ndjenjat. Këtë Albulena e ka përjetuar shumë sepse fajsonte veten dhe i dukej sikur pikërisht ajo ishte shkaktare për sëmundjen e vellait.
Më pas Albulena rrëfen për një tjetër moment të hidhur dhe i kërkon falje nënës së saj. Ajo nëpërmjet telefonit, tregon një histori që ishte larguar nga shtëpia për disa ditë dhe kishte fikur tetefonin. E ëma e saj e shqetësuar, kishte tentuar disa herë që të fliste me të por nuk kishte mundur. “Kisha katër ditë që të merrje në telefon, më tha mami dhe ajo fjalë më ka bërë që për tetë muaj të mos mbaja telefon” thotë e trishtuar Albulena e cila më pas shton “shpresoj që të më falë një ditë”.
Gjatë kësaj kohe që Albulena tregon për historitë e jetës së saj, të gjithë preken e përloten edhe pse ajo mundohet që të mos qajë.
0 comments:
Post a Comment