Saturday, March 3, 2012

Liam mesazhe e premtime gjatë provës

Pas Albulenës është Liam që fillon të rrëfeje jetën e tij. Ai përzgjedh objektet dhe i ulur përballë konkurentëve të tjerë fillon të tregojë domethënien e objekteve të përzgjedhura në jetën e tij.

Liam e nis historinë e tij me kondomin si një objektin e parë të përgjedhur nga ai. Ai tregon se si në një moment në farmaci ku kishte shkuar për të blerë kondom, kishte ndenjur për pak minuta për të përzgjedhur një nga markat e ndryshme që tregtoheshin, aty ai kishte vënë re se farmacisjta ishte vënë në vështirësi.
“Nga kjo nxora që duhet më tepër të rinjtë shqiptarë, informacion për prezervativin” thotë Liam duke dhënë kështu edhe një mesazh.


Më pas Liami e vazhdon historinë e tij me mikrofonin duke treguar domethënien e tij. Ai tregon se mikrofoni i kujton konkurset e ndryshme artistike, në të cilat ka marrë pjesë.
Nëpërmjet një valixheje Liam tregon për largimin e tij nga Shqipëria dhe vështirësitë që ka pasur për të arritur aty ky ndodhet sot. Më pas ai vazhdon me stetoskopin. Nëpërmjet stetoskopit Liam u shpjegon konkurentëve të tjerë profesionin e tij si sterilizues në një spital në Gjermani dhe më pas nëpërmjet një disku ai tregon për pasionin e tij të madh, për muzikën dhe punën si DJ. “Shpresoj që të punoj gjithë jetën si DJ” thotë Liam.

Nëpërmjet një shishe vere Liami i premton të atit se do ta pijnë verën që u ka munguar për shumë kohë sapo ai të dalë jashtë shtëpisë. Me këtë Liam e mbyll rrëfimin e tij dhe ia lë radhën e provës Gracianos.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles