
Ajo shprehet se Erioni do të kalojë në hotel me pesë yje me Dolorezën e ai i përgjigjet se Klaudja nuk ka përse t’a ngacmojë në këtë drejtim, pasi nuk ka flirtuar asnjëherë me Dolorezën. Klaudja përgjigjet se do t’a ngacmojë Erionin, por nuk bëhet merak për të pasi është shumë më e mirë se Doloreza. Erioni përgjigjet me ironi se Klaudja ka deklaruar se di të flasë më bukur se ai dhe është më e zgjuar. Klaudja shprehet se këtë gjë ia ka thënë në aspektin që nuk ka nevojë për mbrojtjen e Erionit, pasi është e aftë t’a mbrojë veten.
Erioni thotë se Klaudja po e ndryshon versionin e asaj që ka pohuar, e Klaudja përgjigjet se nuk e duron dot kur Erioni sillet kështu me të. Erioni e pyet nëse Klaudja mendon se kur të dalin nga shtëpia e BB ai do të sillet ndryshe, e Klaudja përgjigjet se uron të jetë ndryshe. Ajo shton se ka patur raste që Erioni duhet të kishte folur e nuk e ka bërë, e ai i përgjigjet se nëse Klaudja e ka për rastin kur Doloreza i ka thënë se ajo është një re e zezë që mbulon Erionin. Klaudja përgjigjet se ka shumë raste të tilla e Erioni shton se nuk e ka patur të arsyeshme të fliste.
Erioni shprehet se dhe në jetën jashtë, ai nuk është tipi i debateve, e nëse ka diçka për të sqaruar, pret që njerëzit të qetësohen. Klaudja thotë se Erioni është pa ego, por ai kundërshton. Klaudja thotë se ai nuk ka reaguar as në rastet që Liami e Ermali e kanë ofenduar, por Erioni thotë se nuk i konsideron shokë ata të dy e nuk i intereson se çfarë kanë thënë për të. Diskutimi kalon në tone më të ashpra, ç’ka e bën Erionin të largohet nga Klaudja për t’a lënë vetëm në kopësht.
0 comments:
Post a Comment