Thursday, March 8, 2012

Klaudja dorëzohet e para

Banorët janë futur të gjithë në kuti dhe do të kalojnë aty një kohë të gjatë për të fituar provën e javës. Klaudja nuk i ka rezistuar provës. Pak minuta pasi prova ka filluar, Klaudja dorëzohet.

Pa kaluar shumë nga fillimi i provës Klaudja nxjerr flamurin e bardhë duke lajmëruar kështu se po largohet nga prova. Ajo del nga kutia dhe u thotë banorëve të tjerë se nuk mund ta përballojë dot një provë të tillë.

Banorët e pyesin Klaudjan se përse u largua dhe ajo u përgjigjet “nuk rri dot më, mu mor fryma”. Banorët i kërkojnë Klaudjas që të mos dorëzohet, por Klaudja u thotë se ajo nuk mundet më.Banorëve të tjerë duket se po ju pëlqen prova dhe fillojnë të ecin brenda kutive. Ata shkëmbejnë biseda të ndrydhme dhe bëjnë shaka me njëri-tjetrin, ndërsa prova vazhdon.
Më pas Klaudja u shërben banorëve të tjerë duke u ndërruar bateritë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles