Saturday, March 3, 2012

Klaudja-Erionit: “Do të më mungosh, nëse eleminohesh nga loja”


Erioni e Klaudja qëndrojnë në kopësht duke biseduar për eleminimet që mund të ndodhin natën e sotme e Klaudja i thotë Erionit: “Mos ki frikë dhe nëse largohem unë”. Erioni përgjigjet se kjo shprehje nuk ka vend pasi ai nuk ka përse të ketë frikë po të largohet ajo, por në moment Klaudja thotë se nuk ka dashur të thotë këtë gjë.

Erioni arsyeton se Klaudja paçka se e ka thënë fjalën ‘frikë”, nuk e ka patur në kuptimin e plotë të fjalës e Klaudja shprehet: “Si është e mundur që më kupton kaq mirë?!”. Të dy rrinë disa çaste duke shkëmbyer vështrime e pa folur.

Klaudja kërkon të dijë nëse Erioni do t’a marrë malli për të, nëse do të largohet e ai i përgjigjet: “Jo, fare”. Erioni i bën të njëjtën pyetje Klaudjës, e ajo përgjigjet se do t’a ndjejë mungesën e tij, në rastin analog, pasi ata rrinë bashkë pjesën më të madhe të kohës.

Erioni shprehet se me përgjigjet që Klaudja dha, kuptohet që dhe ai do t’a ndjejë mungesën e saj duke qenë se rrinë shumë bashkë, e Klaudja thotë se do të donte që disa gjëra t’i dëgjonte nga vetë Erioni, e jo t’i merrte me mend. Së fundi, Erioni shprehet se që nga fillimi e deri në fund, nuk ka ndryshuar sjelljen e tij në Big Brother. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles