Saturday, March 3, 2012

Zgjim i vonë; Banorët votojnë Gracianon ose Erionin, si banorin që ka rrëfyer me bukur

Banorët sot janë zgjuar shumë më vonë se ditët e zakonshme, duke e filluar kështu ditën me ngadalë e duke u marrë me veten më shumë se zakonisht.

Më vonë, Vëllai i Madh u vendos muzikë në sfond dhe disa prej tyre fillojnë të kërcejnë.
Vajzat shkojnë në dhomën e gjumit dhe diskutojnë se çfarë do të veshin natën e sotme për live-n.

Më vonë, Klaudja vjen me një zarf nga Vëllai i Madh dhe të gjithë banorët mblidhen në dhomën e ndenjes për të dëgjuar atë që shkruhet në zarf. Banorët duhet të votojnë për Erionin ose Gracianon, si njëri nga banorët që e ka rrëfyer më bukur historinë gjatë provës javore. Më vonë, banorët duhet të shkojnë të dorëzojnë zarfin në dhomën e rrëfimit, pa e komentuar atë që kanë zgjedhur me banorët e tjerë, sepse përndryshe do të penalizohen.

Të gjithë banorët veç Erionit dhe Gracianos shpërndahen nëpër shtëpi për të votuar dhe pasi kanë zgjedhur banorin dhe e kanë shkruar në zarf, shkojnë një edhe nga një në dhomën e rrëfimit për ta dorëzuar. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles