Në bisedë e sipër Klaudja e pyet Françeskën dhe i kërkon që ajo t’i përgjigjet drejtpërdret “Të pëlqen Ermali? thuaje troç”. Françeska i përgjigjet klaudjas “Po”, por Klaudja nuk kënaqet me përgjigjen e saj dhe nuk e beson. “Për mua ty nuk të pëlqen Ermali” thotë Klaudja duke theksuar se ky është mendimi i saj dhe për ta mbyllur thotë “natën!”. Françeska i përgjigjet se ajo e di që Klaudja e mendon një gjë të tillë dhe shprehet se nuk e mohon faktin që Ermali përveçse është djal simpatik, asaj i pëlqen. “Nuk e mohoj që më tërheq Ermali” thotë Françëska.
Ermali fillon të ngacmojë Françeskën duke i thënë se ajo në dhomën e rrëfimit ka për të thënë gjëra të tjera për Ermalin dhe për më tepër ka për ta nominuar. Kështu ata flasin për nominimet. Erjoni thotë se Elvisin nuk e ka pëlqyer në fillim, por tani ka ndërruar mendim për të. Ata ndajnë mendimin se të parët në nominime do të dalin konkurentët e fortë. Ermali shpreh bindjen se ai do të dalë në nominim këtë javë.