Thursday, March 1, 2012

Arjola: “Dua të dal këtë javë”

Arjola, Edgari dhe Liami flasin për lidhjet dhe Liam tregon një histori personale. Ai tregon një ish-e dashura e tij e ka tradhëtuar dhe kjo e ka bërë që në atë moment të ndjehej shumë keq. E dërsa ata flasin për raportet midis një çifti, Arjola i drejtohet Edit duke i thënë “do Zoti dal unë këtë javë, dua të dal”. Edi ia kthen “atë e ke në dorë ti, por s’po e kuptoj se përse e thua këtë”.

Edi i kërkon Arjolës e cila duket e mërzitur, që ta sqarojë se përse ajo e mendon një gjë të tillë. Arjola pas pyetjeve të Edgarit i përgjigjet “sepse shumica mendojnë se mos kam ndonjë gjë me Elvisin”. Më tej Arjola thotë se nuk do që konkurentët të flasin për këtë çështje sepse asaj nuk i intereson Elvisi. Edi i thotë se ajo duke dalë, nuk vërteton këtë gjë. Edi e këshillon duke i thënë “parimi jot duhet të jetë që kur nuk të djeg një gjë, e injoron”. Edi i thotë Arjolës se kështu ajo ka një motiv më shumë për të ndenjur në shtëpi sepse në këtë mënyrë ajo u tregon të gjithëve se Elvisi në të vërtetë nuk i intereson.

Arjola fillon që t’i tregoje Edit se nuk i pëlqen fakti që konkurentët e ngacmojnë për Elvisin dhe kjo e ka mërzitur. Edi e këshillon Arjolën që të mos u vërë rëndësi gjërave të tilla sepse konkurentët e kanë të drejtën që ta ngacmojnë për gjithçka në sensin e shakasë e humorit. “Kjo duhet të të bëjë më të fortë, thjesht injoroji” i thotë Edi Arjolës.

Arjola në fund i thotë Edit me zë të ulët dhe duke i bërë shenja “jashtë është dikush tjetër”.

Social Profiles