Klaudja shprehet se i vjen keq që është larguar nga BB pasi është munduar t’i japë vetes forcë për të vazhduar më tej, por ka qenë e pamundur. Ajo shprehet se ka dashur ta bëjë këtë për respekt ndaj publikut, pasi ka qenë e votuar dhe për në pesëshen më të mirë. E pyetur nga Arbana, Klaudja shprehet se ndoshta nuk ka qenë faji i banorëve që ajo nuk është përshtatur, e mund të ketë qenë faji i saj. Ajo shton është penduar që i ka hedhë ushqimet, e i ka kërkuar falje banorëve, dhe gjithashtu për tonet e larta të zërit, por ndoshta këtë e ka bërë pasi nuk mund të komunikonte në mënyrë tjetër me banorët.
Arbana më pas, fton Edin në dhomën e rrëfimit dhe e pyet nëse ai pranon që në shtëpinë e BB të futet një banore e re femër. Ai përgjigjet “po” menjëherë e Arbana fton banoren e re të hyjë në shtëpi, ku Grandiola prezantohet me banorët e shtëpisë e po ashtu ndjekin një klip prezantues për të.
0 comments:
Post a Comment