Thursday, March 1, 2012

Konkurentët në gjumë më herët se netët e kaluara

Pas një kohe të gjatë bisedash, ngacmimesh e të qeshurash në dhomën e gjumit, konkurentët vendosin të flenë. Albulena dhe Meti luajnë duke improvizuar një bisedë telefonike, por kjo shqetëson konkurentët e tjerë.
Ata u kërkojnë Metit dhe Albulenës që të mos bëjnë më zhurmë sepse tashmë shkoi vonë për gjumë dhe disa prej tyre kanë fjetur më parë e mund të zgjohen prej tyre.
Kështu konkurentët shkojnë në krevatët e tyre dhe bien të flenë. Këtë herë ata flenë më herët se netët e kaluara brenda shtëpisë së Big Brother.

Pas një dite të mbushur me debate, ngacmime, të qeshura të mëdha dhe shumë lot, në shtëpinë e Big Brother 5 ka rënë qetësia. Të gjithë konkurentët ndodhen në gjumë.

Social Profiles