Thursday, March 1, 2012

Klaudja ankohet për pagjumësinë

Ashtu siç jemi mësuar t’i shohin ç’do mëngjes, edhe sot Françeska dhe Ermali zgjohen me mes përkëdheljeve. Banorët e tjerë fillojnë të zgjohen një e nga një pas tyre. Liam zgjohet, e teksa vishet në dhomë, kërcen me këngët e vëna nga Vëllai i Madh.

Liam kërkon të zgjojë Ermalin,pasi ai vazhdon të flerë, e hip te krevati i tij duke e tundur e duke kërcyer. Ndërkohë, Klaudja shkon pranë Gracianos për t’a zgjuar dhe e pyet nëse dëshiron t’i bëjë një kafe.

Liam i tregon Ermalit e Françeskës për Gracianon, të cilin e ka trembur mbrëmë dhe tregon gjestet që Graciano ka bërë në ato momente. Ermali thotë për Gracianon: “Ai është i trembur vetë”.

Klaudja shprehet se mbrëmë ka shkuar tek dhoma e vajzave për t’i kërkuar konkurentëve të pushonin së bëri zhurmë, por ata nuk ia kanë plotësuar kërkesën. Françeska thotë se dhe ajo është shqetësuar nga zhurmat e krijuara tek dhoma e vajzave, e shton se ata janë si fëmijë, përderisa nuk kuptojnë se duhet të pushojnë kur të tjerët duan të flenë. Edi shprehet se konkurentët duhet të flenë më shpejt në darkë, në mënyrë që të mos humbasin mëngjesit e bukura me diell. 

Social Profiles