
Ndërkohë, në anën tjetër të dhomës, Liam e Vlashi bisedojnë të veçuar nga banorët e tjerë. Ata komentojë Ermirën, me disa gjëra që ajo u ka treguar e qeshin me njëri-tjetrin sepse iu duken histori të trilluara. Liam shprehet se Lorena i duket shumë e zgjuar, paçka se tani nuk po e shfaq shumë veten. Vlashi pohon, e thotë se asaj nuk i shpëton asgjë. Liami shprehet se ai dhe Vlashi janë “thashethemet e fshehura”, e në moment dallon se Lori i ndjek me sy veprimet e Erionit.
Liam shprehet se në përgjithësi, meshkujt që futen në BB e kanë për strategji të lidhen me ndonjë vajzë, pasi e mendojnë si mbështetje në lojë. Liam teksa mendon se kush mund të eleminohet këtë javë, shprehet se ndërmjet Elvisit e Anilës, mendon se ka më shumë mundësi Anila pasi e ka shfaqur haptazi stresin e nominimit, e ndërkohë nuk po jep asgjë. Për Elvisin, Liami shprehet se deri më tani ka qenë në gjumë, ndërsa këtë javë është më i gjallë. Vlashi shprehet se duhen patur kujdes me personat që nuk flasin shumë, por Liam kundërshton duke thënë se ai e Vlashi përderisa flasin, kanë kapacitet.
0 comments:
Post a Comment