Tuesday, March 27, 2012

Liam, i vetmi banor i BB5 që zbulon identitetin e të dashurës


Është i vetmi që është shprehur hapur për të dashurën e tij në Gjermani, aq sa ka zbuluar dhe identitetin e saj në kolltukun e dashurisë. Banori 33-vjeçar i ardhur nga Gjermania më parë  thjesht ishte shprehur për një lidhje serioze jashtë shtëpisë, ndërsa tashmë ka zbuluar identitetin e saj, që është Evelin Poloski.
liam big brother albania 5
Në bisedat brenda shtëpisë ai ka pohuar se ndien shumë mall për të, aq sa do të dëshironte shumë sikur t’i jepej mundësia të komunikonte në Skype. Liam është një nga banorët që nuk po tenton të krijojë ndonjë lidhje brenda shtëpisë, ndërkohë që në skedën e tij prezantuese ka pohuar se ka qenë një herë i martuar me një vajzë me emrin Ingrid, prej së cilës është divorcuar me konsensus dhe në harmoni.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles