
Liami përfundon shpejt dhe ia le radhën Arbrit. Arbëri ulet pranë zemër se thyer dhe fillon të tregojë për dashurinë e tij të mbyllur tashmë. Arbëri tregon se ka dy dashuri të tilla, por për të parën nuk mundet të flasë sepse ajo vajzë tashmë ka krijuar një familje dhe nuk do që të flasë për dhe kështu flet për historinë e tij të dytë.
Arbëri thotë se parapara disa kohësh ka njohur një vajzë që nuk ishte nga Prishtina, por që studionte aty. Ai thotë se me të pasi u njohën nëpërmjet shoqërisë së përbashkët që kishin, krijuan një lidhje të bukur që zgjati për disa kohë edhe me dijeninë e familjeve të tyre.
Arbri tregon se fundi i dashurisë së tij erdhi për shkak të distancës që u krijua midis tyre pasi ai u largua për në Amerikë. “ndryshimi i kohës bënte që ne shpesh të mos flisnim dot në orare të duhura dhe pas disa muajsh vura re që ajo po largohej” thotë me trishtim Arbri.
Ai tregon se në fund nëpërmjet një shoqeje kuptoi se ish-e dashura e tij nuk donte të vazhdonte më tej lidhjen e tyre. arbri thotë se kur u kthye e kërkoi ish-të dashurën, por në telefonin e saj iu përgjigj e motra e cila i kishte thënë se ajo nuk donte të fliste dhe se kjo ishte më e mira për të dy. “Tash ka kohë që nuk mundem me u lidh me një vajzë seriozisht” e mbyll rrëfimin e tij arbri dhe të tjerët duartrokasin.
0 comments:
Post a Comment