Tuesday, March 20, 2012

Mes lotëve Genta rrëfen historinë e saj të trishtuar të dashurisë

Pas Arbrit pranë zemrës së thyer ulet Genta. Me zërin që i dridhet ajo e fillon rrëfimin e saj me një lutje ndaj banorëve. Genta u kërkon që të ruajnë seriozitetin dhe ta dëgjojnë sepse për të kjo është një histori shumë e rëndësishme për të dhe që ka lënë gjurmë të thella tek ajo. Genta ua ka treguar këtë histori disa prej banorëve dhe tashme po ua tregon të gjithëve.

Genta rrëfen se është njohur me djalin që i ka thyer zemrën në moshë shumë të vogël kur ajo ishte ende pa u bërë 14 vjeç dhe ai ishte vetëm 16 vjeç. Genta thotë se e gjithë lidhja e saj nisi nga një puthje që qe dhe puthja e saj e parë e dashurisë. Genta tregon se ish-i dashuri fillimisht nuk e ka pëlqyer shumë atë, por më pas të dy ia kalonin shumë mirë.

Gjithçka nisi të shkatërrohej kur familjet e tyre e morën vesh. “Më e keqja ishte kur familja e tij e mori vesh sepse ata nuk e pëlqenin familjen time të thjeshtë, me dy prindër pa shkollë, emigrant” thotë mes lotëve Genta. Genta thotë se prindërit e djalit i kanë ofruar edhe lekë që ajo të ndahej prej tij. Genta tregon se nga familjarët e ish-të dashurit i janë bërë edhe presione duke i thënë se nëse nuk largohej prej tij ata do t’i bënin keq familjes së saj.

Të gjithë banorët preken kur Genta duke qarë tregon për momentet më të vështira të ndarjes së saj, teksa ish-i dashuri nisej për të vazhduar shkollën në Iran. Ajo thotë se iu përgjërua që ai të mos largohej dhe lidhja e tyre të vazhdonte më tej. Genta tregon edhe për momente të bukura duke përmendur kthimin e tij ditën që ajo kishte Mbrëmjen e Maturës dhe ditëlindjen e saj të 18-të. ajo thotë se ajo ishte dita më e bukur e dashurisë së saj.

Genta e mbyll rrëfimin e saj duke u kërkuar falje të dyja familjeve sepse për herë të parë thotë gjëra që ata nuk i dinin. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles