
Ermira kërkon të dijë se cili është personi më i rëndësishëm për të, dhe Lorena thotë se ka tre persona të rëndësishëm në jetën e saj dhe ato janë motrat e saj.
Më pas Ermira e pyet se përse është i rëndësishëm Big Brother-i për të dhe Lorena i përgjigjet, duke thënë se i pëlqejnë eksperiencat e rëndësishme. Ajo thotë se i pëlqen që të mësojë më shumë për veten, se si mund të ndidhet ajo brenda shtëpisë së Big Brother.
Erioni kërkon të dijë se për çfarë do t’i përdorte ajo 100 milionë lek, nëse do të fitonte në këtë Big Brother dhe Lorena përgjigjet duke thënë se ajo është vajza më e madhe e prindërve të saj dhe e vetmja mundesi për ta shpërblyer mundin e tyre, është që ta fitojë këtë çmim për ta.
Klaudia do të dijë se cila është dega e saj e studimit dhe Lorena tregon se është në vitin e dytë për Inxhinieri Gjeotezi.
Kështu mbyllet dhe rrëfimi i Lorenës.
0 comments:
Post a Comment