Sunday, March 4, 2012

Pyetje-përgjigje midis banorëve dhe Ermirës

Banorja e fundit e cila rrëfehet në “karrigen e së vërtetës” është Ermira. Banori i pari, i cili e pyet është Liami, i cili e pyet se cilat janë pikat e saj të dobëta. Ermira refuzon të përgjigjet.

Ermali e pyet se përse ajo nuk qesh shpesh, sepse e ka parë më kujdes që nga hyrja e saj në Big Brother. Ermira e konsideron veten si një njeri që qesh shume dhe përgjigjet duke i thënë se ai duhet të mos ketë qenë i vëmendshëm ndaj saj.

Doloresa është kurioze të dijë se çfarë vlerëson ajo tek një mik dhe Ermira ia shpjegon, duke thënë se një mik duhet të kalojë shumë prova, për të qenë i tillë.

Klaudia e pyet nëse Ermira beson në dashuri dhe ajo përgjigjet, duke thënë: “Po”.
Gentiana vazhdon në të njëjtën linjë, duke pyetur nëse do të ishte e gatshme të flate tradhtinë dhe Ermira thotë se këtë gjë nuk mund ta bënte dot.

Meti kërkon të dijë se cila është ëndrra e saj dhe Ermira shprehet se do të ndihej shumë e lumtur, nëse një ditë do të mund të hapte një studio dizanji.

Edgari e pyet se çfarë do të mund t’i ndryshonte ajo vetes, nëse do të mund ta bëntë. “Asgjë”, përgjigjer Ermira. “Gjynah”, shprehet Edgari.

Kështu merr fund edhe rrëfimi i Ermirës.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles