Sunday, March 18, 2012

Performanca e fundit e provës; Prova javore “E humbur”

Prova e banorëve për këtë javë ka qenë një provë me nuanca pranverore e festive, meqë jemi në prag pranvere. Banorët kanë kryer një seri provash, në pjesën më të madhe të të cilave kanë dështuar. Tani kanë shansin e fundit për të ndrequr diçka.

Arbana i fton banorët të shohin një klip me zhvillimet e provës së javës. Më pas është momenti i Gentës, Arbrit e Metit të dalin në oborr për të filluar performancën që kanë krijuar vetë.

Pas performancës, Arbana shprehet se është momenti për vendimin e provës. Vëllai i Madh ka ndjekur me vëmendje realizimin e provës javore. Prova e kësaj jave kërkonte bashkëveprim, saktësi dhe shkathtësi. Banorët kanë treguar mungesë serioziteti dhe e kanë realizuar provën jo plotësisht. Për këto arsye, prova deklarohet “e humbur” e si pasojë, buxheti i tyre për këtë javë është sërish 50% i reduktuar. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles