
Më pas, është momenti për të folur për një nga banoret femra të shtëpisë. Është fjala për Anilën, e cila ka rrëfyer diçka për jetën e saj gjatë provës me objektet, por ka qenë gjithsesi e rezervuar, sepse ka shumë gjëra në zemrën e saj. Njerëzit më të rëndësishëm për të janë nëna e saj dhe dy gjyshërit me të cilët jeton. Më 15 mars, gjyshja e saj kishte 75 vjetorin e lindjes dhe është ditëlindja e parë që Anila nuk është pranë saj.
Arbana e fton Anilës të shkojë në dhomën e projektimit, ku sheh një klip me rrëfimet e saj. Tani ajo nuk do t’a përjetojë më mungesën e gjyshes së saj për pak kohë. Arbana lidhet me Anilën dhe e pyet përse raporti mes tyre është kaq special e ajo tregon se jeton me gjyshërit dhe ata e kanë rritur.
Së fundi, është momenti që të shfaqet surpriza për të, ç’ka është një klip me rrëfimet e Anilës për familjarët e saj mes lotëve, ku shpreh dashurinë ndaj tyre e faktin që i mungojnë shumë e më pas shfaqet gjyshja e saj. Anila rrëmbëhet në lot teksa gjyshja e saj flet me dashuri për Anilën.
0 comments:
Post a Comment