Saturday, March 3, 2012

Pregatitjet e fundit përpara spektaklit

Konkurentët e BB kanë filluar të pregatiten për spektaklin e disa prej tyre bëjnë përzgjedhjet e fundit të veshjeve e disa të tjerë merren me disa punë të vogla shtëpie.

Françeska ndihmon Anilën të bëhet gati, duke i rregulluar flokët, ndërsa Ermali merr opinione nga Erioni e Graciano për look-un e tij.

Albulena, Klaudja e Liam merren me rregullimin e shtëpisë, ndërsa Elvisi po gatuan. Liam i kërkon ndihmë Erionit për të rregulluar kuzhinën, në mënyrë që të kenë kohë të hanë shpejt e më pas të vishen.

Elvisi i rregulon flokët Klaudjës, e në ato momente Genta i kërkon që t’ia rregullojë flokët dhe asaj e Elvisi përgjigjet se e bënë parukjer, pa qenë i tillë.

Së fundi, banorët ulen të hanë, ku urojnë dhe babin e Françeskës, i cili sot ka ditëlindjen, e më pas bejnë pregatitjet e fundit për spektaklin. Graciano shprehet se kur vjen ky moment i së shtunës pasdite, i duket sikur sapo është futur në shtëpinë e BB. Liam i uron suksese banorëve në natën e sotme të spektaklit. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles