Saturday, March 3, 2012

Zënkë mes Françeskës e Ariolës; Ermali: “Ndoshta publiku nuk më ka pëlqyer”

Të gjithë banorët qëndojnë në dhomën e vajzave, ku shkëmbejnë biseda të ndryshme. Mes Françeskës e Ariolës lind një debat i vogël, ku Ariola është duke lyer thonjtë më manikyr në dhomë e Françeska i kërkon t’a mbyllë manikyrën pasi nuk e duron dot aromën e saj. Ariola nuk pranon e Françeska i thotë se po u ndje keq si pasojë e asaj arome, do t’ia hedhë manikyrën asaj, por Ariola i përgjigjet: “Ki kujdes me ato ç’ka thua”.

Françeska thotë me ironi se ka shumë frikë nga Ariola pas kërcënimit që i bëri, e Ariola përgjigjet se është më e fortë se Françeska. Kjo e fundit i thotë: “Pse, je më e fortë se unë? Meqënëse fillova të visheshe e të vije buzëkuq kur erdha unë në shtëpinë e BB?!”. Ariola kundërshton fjalët e Françeskës, e kjo e fundit i thotë: “Ti vishesh bukur për inatin tim”. Françeska shprehet se Ariola nuk është aspak inteligjente përderisa diskuton se kush është më e bukur mes të dyjave.

Më pas, debati mes dy vajzave shuhet e bisedat ne dhomë vazhdojnë. Françeska shprehet se nuk i pëlqen t’a përdorë pamjen e jashtme për të arritur objektivat e saj, por duan t’a vlerësojnë për atë që është në brendësi.

Klaudja e Ermali qëndrojnë afër e bisedojnë për mardhëniet që kanë krijuar në BB. Ermali shprehet se i sheh si persona të dobët ata që, që në ditën e tretë i thonë njëri-tjetrit vëlla e motër. Klaudja mendon se kur janë të frikësuar, përdorin shprehje për t’u dukur sa më të afërt. Ermali thotë se mendon se kur të dalë nga BB, do të ketë njerëz që nuk do t’a kenë pëlqyer

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles