Thursday, March 22, 2012

Prova javore; Pjesa e parë: “Tik-Tak”

Banorëve u ka ardhur zarfi me provën javore, e cila për këtë javë përbëhet nga dy pjesë. Me anë të kësaj prove, Big Brother ka vendosur të testojë shkathtësinë, durimin dhe vëmendjen e banorëve gjatë kësaj jave. Prova titullohet : “Tik-Tak” e realizimi i saj do të bëhet si më poshtë: Me rënien e sinjalit të orareve të BB banorët duhet të nxitojnë për tek dera portokalli, ku do të gjejnë një zarf brenda të cilës janë emrat e banorëve që duhet të ekzekutojnë provën.

Në këtë provë duhet të marrin pjesë vetëm dy banorët e caktuar nga BB. Në moment që banorët lexojnë emrat duhet të futen menjëherë në dhomën me derë jeshile dhe të gjejnë cilat ora lëshojnë alarmet dhe t’i fikin ato. Banorët duhet ta ekzekutojnë provën brenda 60 sekondave duke filluar që nga rënia e alarmit të orareve. Banorët që futen në dhomë duhet të bëjnë kujdes, pasi nuk duhet të rrëzojnë asnjë nga orat gjatë kërkimit.

Sa herë që dy banorët nuk arrijnë të fikin alarmet brenda 60 sekondave, të gjithë banorët duhet të dalin menjëherë në oborr për të ekzekutuar provën 2 “Orën njerëzore”. Arbri lexon zarfin e provës e më pas dy banorët e parë që ekzekutojnë këtë provë janë Anila e Meti. Këta të fundit kanë qenë në tavolinën e ngrënies në momentin që ka rënë gongu, e janë ngritur menjëherë për të realizuar provën, e meqënëse njëra nga orët rrëzohet, prova nuk është kaluar dhe kalojnë në fazën e dytë, në oborr. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles