Thursday, March 22, 2012

Banorët qëndrojnë me durim në provën e javës


Banorët qëndrojnë në kopesht teksa ekzekutojnë provën javore. Meti e Anila kanë qenë të përzgjedhurit për të qenë të parët e provës, ku ata brenda 60 sekondave duhet të fiknin orët që ndodheshin në njërën nga dhomat e shtëpisë. Anila e Meti nuk kanë mundur ta kalojnë me sukses këtë provë, kështuqë kanë kaluar në pjesën e dytë të provës, ku të dy do të luajnë rolin e akrepave të orës e pjesa tjetër e banoreve qëndrojnë aty për të formuar orën në rolin e numrave.

Banorët duhet ta ekzekutojnë këtë provë me renien e gongut si për të filluar, ashtu si dhe për të mbaruar. Ata duhet të qëndrojnë aty duke ndjekur orën reale, pra me sekonda e minuta. Ata qëndrojnë për një kohë të gjatë në kopësht e u duhet të qëndrojnë pa lëvizur. Gjatë kësaj kohe, banorët mendojnë që të luajnë në mënyrë që koha t’ju kalojë më shpejt. Ata fillojnë të luajë lojën me alfabet për të gjetur qytete e shtete të ndryshme, vetëm me shkronjën e parë të dhënë. Banorët kanë qëndruar për një orë të plotë në pozicionin e “Orës njerëzore”. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles