Friday, March 9, 2012

Prova javore rifillon sërish sot; Sjellja e Anilës, shqetësuese

Banorët mblidhen në dhomë dhe fillojën të diskutojnë për provën. Edgari nxit banorët që të performojnë seriozisht në provën javore. Më pas te gjithë fillojnë të diskutojnë për provën javore dhe për faktin se duhet të japin maksimumin në provë.

Liami komunikon se prova javore rifillon ditën e sotme, sepse banorët nuk e kanë respektuar me përpikmëri. Ata kanë gjëra të paqarta që kërkojnë t’i bisedojnë me Vëllain e Madh. Të gjithë fillojnë të diskutojnë, lidhur me vendimin që ka marrë Vëllai i Madh.

Anila ndihet keq sepse ka pirë më shumë sesa duhet dhe del nga dhoma për t’u qetësuar, ndërsa banorët komentojnë për sjelljen e saj. Edgari mendon se ajo është sjellë në atë mënyrë sepse nuk kërkon që të dalë nga shtëpia, por ai mendon se ajo nuk del këtë të shtunë. Graciano fajëson banorët që kanë përfituar nga sjellja e saj.

Banorët fillojnë të diskutojnë për provën dhe për mënyrën se si duhet ta kryejnë, e më pas bisedojnë për tema të ndryshme, ndërsa Ermira është e bezdisur nga fakti që Arbri flet dhe nuk i lë radhe banorëve të saj për të folur.

Ndërkohë që banorët e tjerë diskutojnë për tema të ndryshme, Graciano dhe Anila fillojnë të diskutojnë për sjelljen e saj. “Ti ke filluar të mendosh shumë ndryshe”, i thotë Anila, ndërsa Graciano i sqaron se i ka menduar gjërat ndryshe, por po mendon në këtë formë e duke u nsiur nga veprimet e saj. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles