
Banorët fillojnë të diskutojnë për paqartësitë rreth provës, pas leximit të zarfit dhe për mënyrën se si do të zgjidhet lideri. Sipas tyre, mënyra e zgjedhjes së liderit është e gabuar.
Bie gongu, i cili i njofton banorët për rifillimine provës javore. Të gjithë banorët shkojnë te kutitë përkatëse dhe futen brenda, duke rifilluar provën javore.
Disa prej banorëve dalin, pak minuta pasi hyjnë në kuti. Në fund, pak minuta pasi fillon prova, në kuti mbeten vetëm tre prej banorëve.
Liami shkon në kuzhinë dhe fillon të gatuajë, ndërsa Anila dhe Graciano vendosin që të sqarohen, duke përfunduar bisedën që kanë lënë përgjysmë pak më parë. Anila vazhdon të thotë se nuk mendon se ka bërë ndonjë sjellje të pahijshme, ndërsa Graciano ia pret shkurt, duke i thënë: “A ke për të bërë më shumë se kaq?”. Anila kërkon që ai ta mbështetë dhe jo t’i flasë duke i bërtitur, sepse ajo ndihet keq përpara të tjerëve.
Anila dhe Edgari fillojnë të diskutojnë. Edgari thotë se Françeska e ka përfolur Anilën te të tjerët. Ata vendosin që ta hapin këtë bisedë kur të jenë me Françeskën sepse sipas tyre, ajo është munduar që të fitojë vëmendjen e publikut.
0 comments:
Post a Comment